Tottenham bën gati ofertën për talentin 21-vjeçar anglez që po shkëlqen në Premier

20 Shkurt 2024
8:42
Telesport
back button

Te skuadra e Tottenham i kanë idetë e qarta në lidhje me të ardhmen. Trajneri Ange Pestecoglou i ka kërkuar klubit që të ndërhyjë për të sjellë në merkaton e verës mesfushorin James Garner.

22-vjeçari anglez luan me Everton në Premier League, klub me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2026. Kostoja e kartonit të tij është rreth 20 milionë euro.

Tottenham do të bëjë një “sulm” të fortë për të siguruar shërbimet e Garner, në sezonin e tij të dytë me Everton dhe që ka nisur karrierën me Manchester United.

Këtë sezon ai ka realizuar 2 gola në 30 ndeshje zyrtare me Everton, një mesfushor i fortë dhe që ka patur mjaft rendiment.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit