Tottenham kërkon të përforcojë sulmin.
Spurs, sipas Daily Express, vazhdojnë të ndjekin Dominic Solanke.
Një lojtar që pëlqehet prej kohësh nga londinezët, por Bournemouth ka bërë të qartë se do të duhen të paktën 70 milionë euro për ta lënë 26-vjeçarin të largohet, e njëjta shumë e përfshirë edhe në klauzolë.
Për momentin, ky çmim konsiderohet shumë i lartë për Spurs.