Tottenham, gati 50 milionë euro për njeriun që e la jashtë Europës

29 Mars 2020
15:45
Denis Hakanaj
back button

Nëse Tanguyn Ndombele do të largohet në merkaton e verës, zëvendësuesi i tij te Tottenham mund të jetë Marcel Sabitzer, ylli i Leipzig që eliminoi pikërisht Spurs nga Champions League me dygolëshin e shënur në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të luajtur në Gjermani.

Sipas shtypit gjerman, në fakt, anglezët duket se kanë vënë në shënjestër kapitenin e Leipzig dhe do të ishin të gatshëm të paguanin 50 milionë euro.

Kushti i vetëm për realizimin e këtij operacioni është që Ndombele (e do Barcelona) të shitet për një shifër më të lartë se 60 milionët e paguar për  të verën e kaluar.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit