Tottenham hap thesin, përgatit thuajse 80 mln euro për dy talentet e Spanjës U-21!

5 Korrik 2019
22:35
Anton Cicani
back button

Sipas asaj që shkruan "Marca", Dani Olmo është një hap larg fanellës së Tottenham. "Spurs", siç duket, janë gati të ofrojnë 25 mln euro për t'ia rrëmbyer Dinamo Zagrebit.

Talenti spanjoll i rritur te Barcelona shkëlqeu në Europianin U-21 të zhvilluar në Itali, me gola deçizivë dhe paraqitje super. Edhe Milani ishte interesuar, por vlerësimi që klubi kroat i jepte lojtarit trembi kuqezinjtë.

Sakaq, Tottenham do të provojë edhe për Dani Ceballos, duke qenë se Eriksen ka kërkuar largimin. Pochetino po përpiqet të bindë spanjollin, që ka një kosto 50 mln euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit