Tottenham, ideja e fundit e Paratici-t kushton 58 milionë euro

31 Gusht 2021
16:55
Denis Hakanaj
back button

Edhe pse Wolves e ka deklaruar të paprekshëm, Tottenham nuk heq dorë nga Adama Traore. Duket se Paratici do të bëjë një tentativë të fundit në këtë ditë të fundit të merkatos.

Sipas Sky Sports UK, Wolves kanë bërë të ditur se nuk kanë ndërmend ta shesin ose, të paktën, nuk kanë ndërmend të hapin negociata për më pas se 50 milionë sterlina (58 milionë euro).

Gjithsesi, fakti që i kanë kërkuar Lille të huazojnë Renato Sanches tregon se Traore mund të transferohet te Spurs në momentet e fundit të merkatos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit