Tottenham, ja dy kushtet e vendosura nga Kane për të qëndruar me Spurs

9 Mars 2022
16:02
Denis Hakanaj
back button

Nga lamtumira pothuajse e sigurt verën e kaluar te një qëndrim afatgjatë. Duket se gjërat kanë ndryshuar në horizontin e Harry Kane, sulmuesi i Tottenham-it dhe i Anglisë.

Daily Express, në fakt, ka publikuar një artikull në të cilin ka zbuluar se numri 10 i Spurs iu ka rrëfyer shokëve të skuadrës dëshirën e tij për të qëndruar. Por vetëm me dy kushte: qëndrimi i Antonio Conte-s në drejtim të ekipit dhe kualifikimi në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Dy kushte këto që nuk janë të paarritshëm, edhe pse për Champions League ka një konkurrencë të fortë në Premier League, duke parë se Arsenal, Manchester United, West Ham dhe vetë Tottenham janë në garë për vendin e katërt me vetëm 3 pikë diferencë në renditje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit