Tottenham pas 14 vitesh jashtë Europës, ylli i skuadrës bën gati valixhet, e pasojnë edhe të tjerë

29 Maj 2023
9:04
Telesport
back button

Ashtu sikurse Chelsea edhe skuadra e Tottenham nuk ka mundur të presë një biletë për në Europë sezonin tjetër. Skuadra londineze, megjithëse fitoi në javën e fundit ndaj Leeds 4-1, nuk arriti të kapë një vend në Europë, pasi në Conference League u kualifikua Aston Villa.

Ishte sezoni 2008-2009 kur Spurs nuk kualifikoheshin për herë të fundit në Europë, rezultat që përsëritet pas 14 vitesh. Një rezultat zhgënjyes për një klub që katër vite më parë luante në finalen e Champions League. Edhe pse sulmuesi Harry Kane realizoi 30 gola në kampionat ato s’mjaftuan për të kapur Europën.

Që nga data 1 mars, në këtë ekip nuk funksionoi më asgjë: Ekipi nisi të humbasë terren në kampionat, u eliminua nga FA Cup dhe më pas nga Champions League. Më pas erdhi largimi i trajnerit Antonio Conte, që hodhi akuza karshi skuadrës. Javët e fundit ishin një makth.

Tashmë nga Tottenham priten mjaft largime këtë verë, duke nisur nga ylli i skuadrës, sulmuesi Harry Kane, që ka mjaft adhurues në Premier League e jo vetëm. Do të largohen Lucas Moura, Hugo Lloris etj., duke i hapur rrugën një rinovimi total të skuadrës, që ka nevojë për stimuj të tjerë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit