Tottenham refuzohet nga trajneri amerikan, dy pista për zëvendësuesin e Mourinhos!

28 Prill 2021
19:22
Telesport
back button

Shumë emra po përfliten si pasuesit e mundshëm të Jose Mourinhos në stolin e Tottenham, me portugezin që u shkarkua si pasojë e rezultateve të dobëta. Për momentin, si trajner i gjelave është vendosur Ryan Mason, i cili do të jetë deri në fund të sezonit.

Një nga emrat që pëlqehej shumë nga drejtuesit e Tottenham ishte Jesse Marsch, por trajneri aktual i Salzburg ka refuzuar ofertën e Spursave. Tashmë, drejtuesit janë përqendruar vetëm në 2 emra: Oliver Glasner dhe Erik ten Hag.

Favoriti kryesor është holandezi ten Hag, i cili pritet të mbyllë ciklin e tij tek Ajax dhe mund të jetë gati për të marrë drejtimin e Tottenham. Përveç ten Hag, londinezët kanë në listën e tyre edhe Oliver Glasner, i cili ka bërë mjaft mirë te Wolfsburg dhe është një nga trajnerët më të dalluar të Bundesligës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit