Tottenham zyrtarizon rinovimin e huazimit me sulmuesin gjerman të ardhur nga Leipzig

29 Maj 2024
10:24
Telesport
back button

Tashmë është zyrtare! Sulmuesi gjerman Timo Werner do të qëndrojë në formë huazimi edhe sezonin e ardhshëm me Tottenham. Ai erdhi në janar te skuadra londineze në formë huazimi nga Leipzig dhe palët ranë dakord që të rinovojnë këtë formulë edhe për një vit.

Ne jemi të kënaqur të njoftojmë një marrëveshje për Timo Werner, që të kthehet në huazim nga RB Leipzig për sezonin 2024/25, me një opsion për ta bërë marrëveshjen e përhershme”, thuhet në deklaratën e skuadrës londineze, ku mbetën të kënaqur nga paraqitjet e 28-vjeçarit.

Sulmuesi gjerman ishte titullar i rregullt në skuadrën e Ange Postecoglou në gjysmën e dytë të sezonit, me Heung-Min Son në kombëtare dhe Dejan Kulusevski të dëmtuar. Werner tregoi aftësitë e tij dhe mori besimin e skuadrës, duke mos e lëshuar më vendin e titullarit deri në momentin e dëmtimit.

Timo Werner bëri 14 paraqitje në sezonin 2023/24 me fanellën e Spurs: 13 në Premier League dhe një në FA Cup. Ai kontribuoi me 2 gola (kundër Brentford dhe Aston Villa) dhe 3 asist në këto muaj, ndërkohë që një dëmtim në gju bëri që sezoni i tij të mbyllet që në fillim të majit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit