Totti dhe Ilary Blasi, familja zgjerohet me një… kec. Si do të reagojë Francesco?

17 Shkurt 2021
12:42
Alfred Lleshi
back button

Ilary është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo ndan shumë “story” në Instagram për fansat e shumtë. Të martën në mbrëmje, ajo postoi një seri fotografish dhe video, që sigurisht i bënë ndjekësit të buzëqeshnin. Një kec (dhi) shumë i bukur ishte duke bredhur nëpër shtëpinë e Totti. Në “story” mund të shihni vajzën e vogël të Ilary, Isabel, duke e përqafuar atë. Ilary Blasi i pëlqen shumë kafshët. Disa muaj më parë fotot e maces së saj, Donna Paola, e cila ishte shtatzënë, u bënë “virale”.

Natyrshëm, në këtë moment lind pyetja: A do ta pëlqejë Francesco Totti të sapoardhurin e familjes? Në të kaluarën, kur Ilary Blasi vendosi të blinte një mace, ish-kapiteni i Romës tha se nuk ishte paralajmëruar, por megjithatë u dashurua shpejt me të. Shakaja që Ilary Blasi luajti me burrin më pas u bë “virale”. Tifozët po pyesin se si do të reagojë Francesco Totti ndaj pjesëtarit të ri të familjes, këtë herë një kec. Mbi të gjitha po pyesin se si do ta quajnë atë. Macja e Ilary Blasi ka një emër shumë të veçantë dhe njëkohësisht qesharak: Donna Paola!

 

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit