Totti i përlotur, gjesti i vajzës 8-vjeçare për ditëlindjen e tij i prek të gjithë

28 Shtator 2024
12:29
Alfred Lleshi
back button

Francesco Totti ka marrë një surprizë të veçantë nga vajza e tij Isabel me rastin e ditëlindjes së 48-të, e festuar në shtëpi në prani të të afërmve dhe miqve. Balona me ngjyra, ​​këngë dhe një letër shumë e ëmbël për kapitenin. “Të dua babi, do të jesh gjithmonë me mua.

Gëzuar ditëlindjen”, – ishin fjalët e vogëlushes së lindur 8 vite më parë nga lidhja me ish-bashkëshorten Ilary Blasi. Ish-futbollisti i Romës nuk i ka mbajtur dot lotët dhe ka vrapuar menjëherë për ta përqafuar vogëlushen, e cila pak kohë më parë i kishte shkruar edhe një letër prekëse Noemi Bocchi, me rastin e ditëlindjes së partnerit të saj tashmë, Tottit.

“Pupone”, i sapo kthyer nga Egjipti, ku hapi degën e parë afrikane të shkollës së tij të futbollit, fryu qirinjtë së bashku me Noemi Bocchi, familjen dhe miqtë e tij më të ngushtë. Ai shijoi karaoke nën melodinë e këngës “Felicità” nga Al Bano dhe Romina, u emocionua shumë nga mesazhi i vajzës së tij, Isabel.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit