Totti “zgjedh” zëvendësuesin e Spalletti-t te Napoli: “Ai do të ishte perfekt”

26 Maj 2023
17:52
Denis Hakanaj
back button

Po shtohen zërat për një kalim të mundshëm të Luis Enrique te Napoli në vend të Luciano Spalletti-t.

Janë të shumtë lajmet që po qarkullojnë për ish-trajnerin e Spanjës dhe edhe Francesco Totti ka dhënë mendimin e tij në lidhje me ish-trajnerin e tij.

“Luis Enrique është padyshim një trajner për Napoli-n. Më pëlqen, e vlerësoj dhe mendoj se do të bëjë mirë”, ka thënë ish-kapiteni i Roma-s për Corriere dello Sport.

“Është një njeri i përulur, gjithmonë në dispozicion dhe ka bërë historinë si lojtar dhe si trajner, mendoj se mund të jetë lëvizja e duhur për Napoli-n. Është një trajner i madh.

“Zëvendësuesi perfekt për Spalletti-n? Po, sepse janë dy trajnerë shumë të ngjashëm në stilin e lojës, por edhe në stërvitje. Të shohim nëse De Laurentiis do të vendoset ta marrë, për mua do të ishte një zgjedhje shumë e mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit