“Tradhtia” e Ronaldos: Futbolli është bërë i mërzitshëm, nuk e shikoj dot një ndeshje të plotë. Preferoj më mirë tenisin…

27 Qershor 2024
9:30
Alfred Lleshi
back button

Luis Nazario da Lima, i njohur ndryshe si Ronaldo, ishte një nga futbollistët më të fortë në histori, pavarësisht se iu desh të përballej me një sërë lëndimesh në gju. Ai fitoi Kupën e Botës, “Topin e Artë”, la pas një model të mrekullueshëm. Megjithatë, sot “Fenomeni” preferon tenisin para futbollit, sportin që ushtroi vetë në majat më të larta, të cilin nuk mund ta shikojë më, madje e konsideron të mërzitshëm.

Me Brazilin fitoi Kupën e Botës 1994, më 1998 arriti në finale, më 2002 e fitoi përsëri Botërorin, shënoi dopietë kundër Gjermanisë në finale dhe meritoi gjithashtu titullin e golashënuesit. Dy “Topa të Artë” (1997, 2002), një mori trofesh, përvoja me Interin, ku ishte i pafat për shkak të lëndimeve, por emocionues me golat ​​dhe lojën.

Ai ka veshur edhe fanellat e Milanit dhe Real Madridit. Mirëpo, “Fenomeni” tani luan tenis, e bën për qejf. Ai ka zbuluar se tenisin e do më shumë se futbollin, të cilin nuk mund ta ndjekë më si dikur: “Unë nuk mund të shikoj ndeshje të plota futbolli”.

Immagine

Në gala-në e përvitshme të Akademisë së Patrick Mouratoglou, një prej trajnerëve më të njohur të tenisit, mes të ftuarve ishte edhe braziliani Ronaldo, i cili kur doli në skenë bëri deklaratën e tij të dashurisë për tenisin: “Tani më pëlqen më shumë se futbolli. Është e pabesueshme që nuk mund të shikoj më ndeshje të plota në futboll”.

Ronaldo ushtron tenis, luan dhe dëshiron të përmirësohet, edhe nëse ka disa mangësi: “Unë stërvitem tri herë në javë, kam gjithmonë një shpirt konkurrues, dua të përmirësohem çdo ditë. Sidoqoftë, kam disa defekte që as Patrick nuk arrin të m’i rregullojë”.

Ky nuk është problem, ai nuk duhet të bëhet profesionist, por ‘fenomen’ siç ishte në futboll.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit