Tradhtia me China Suarez, zbulohet detaji i bujshëm “fiku” Icardin në hotel

30 Nëntor 2021
13:22
Alfred Lleshi
back button

Nata e famshme që Mauro Icardi dhe China Suarez kaluan së bashku vazhdon të bëjë që Argjentina të flasë. Asgjë nuk do të ndodhte mes të dyve, siç e ka konfirmuar edhe Wanda Nara. “Kishte një takim, por Mauro më tha që asgjë nuk ndodhi, – i zbuloi Wanda shoqes së saj, Susana Gimenez. – Megjithatë, derisa u takuan në një dhomë hoteli, gjithçka mund të kishte ndodhur…”

Sidoqoftë, faji pse nuk kryen marrëdhënie seksuale ishte i një ere shumë të veçantë… Takimi mes Icardit dhe China Suarez u zhvillua në fund të shtatorit, kur Wanda Nara ishte në “Javën e Modës” në Milano, nën shoqërinë e motrës së saj Zaira. Sulmuesit të PSG-së nuk do t’i pëlqente një parfum me erë në dhomën e hotelit në Paris.

Ka qenë prezantuesi Angel Brito, ai që ka treguar se Icardi “ndihej i frenuar nga kjo erë”. Për këtë temë është shprehur edhe prezantuesja argjentinase Estefi Berardi, e cila ka shkuar më tej në llogarinë e saj në Instagram. “Cila ishte aroma që kishte China, e cila e shqetësonte Mauron?”, – e pyeti një prej ndjekësve të saj. “Ata lanë të kuptohej se i referoheshin marihuanës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit