Tradhtoi Bayernin, Flick komenton lëvizjen e Werner drejt Chelseas

5 Qershor 2020
18:36
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick, ka folur në lidhje me transferimin e mundshëm të Timo Werner drejt Chelseas. Numri një i stolit të bavarezëve mendon se londinezët kanë bërë një goditje shumë të mirë me afrimin e gjermanit.

“Është zgjedhja e tij dhe duhet respektuar. Nëse lajmet që raportohen janë të sakta, Chelsea ka bërë një goditje të rëndësishme”, – thotë numri një i stolit. Werner u mendua se do të ishte shumë pranë Bayernit në verën e vitit 2019, madje palët po negocionin.

Shtatlarti në fund vendosi në favor të Leipzig, pasi vendosi të rinovonte me skuadrën që luan aktualisht. Sulmuesi i kombëtares gjermane tashmë ka vendosur të bëjë hapin e madh duke u transferuar në një skuadër më të rëndësishme siç është Chelsea.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit