Tragjedi në Allianz Arena, vdes mbesa e lojtarit të Paderbornit në stadium!

22 Shkurt 2020
16:19
Eraldo Harlicaj
back button

Një lajm i tmerrshëm është konfirmuar nga klubi i Bayern Munchen pak minuta më parë. Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në stadiumin Allianz Arena në ndeshjen e fituar me rezultatin 3-2 kundër Paderbornit. 

Një vogëlushe 14 muajshe ka humbur jetën në stadium. Mbesa e lojtarit të Paderbornit Streli Mamba ishte së bashku me familjen e saj për të parë Mamban, por gjatë ndeshjes shëndeti i saj u komplikua. 

Ata e çuan menjëherë në spitalin e Berlinit, por fatkeqësisht vogëlushja nuk ia doli të shpëtonte. Bayerni i shprehu ngushëllime familjes të saj. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit