Tragjedi në stadium për kapitenin e Stuttgart

15 Dhjetor 2018
22:15
back button

Tragjedi në shtëpinë e Stuttgart, pasditen e të shtunës. Menjëherë pas ndeshjes së fituar në “Mercedes-Benz Arena” të Stuttgart, 2-1 kundër Hertha Berlin, vdiq babai i kapitenit të skuadrës, Christian Gentner, Herbert, që ndodhej në stadium për të ndjekur ndeshjen e djalit të tij.

Në përfundim të ndeshjes, Herbert Gentner ishte akomoduar në zonën VIP të stadiumit, kur ndjeu një shqetësim shëndetësor. Të kota ndërhyrjet e menjëhershme. “Stuttgart vajton Herbert Gentner. Babai i kapitenit tonë, Christian Gentner vdiq në stadium, menjëherë pas ndeshjes tonë në shtëpi ndaj Hertha Berlin. Stuttgart i dedikon të gjitha mendimet dhe keqardhjen familjes së Gentner në këtë moment të vështirë”, ishte kjo komunikata zyrtare e klubit.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit