Bernardo Silva, një nga yket e Portugalisë, ka folurnë konferencë për shtyp në krah të trajnerit Roberto Martinez.
“Fillimisht duhet të themi diçka për ekipin Under 17, që kanë bërë një Europian spektakolar. Edhe unë kam humbur një finale me Under 21, por rrugëtimi i tyre ka qenë spektakolar, komplimente”.
Në lidhje me deklaratat e Martinez se Silva do të bëhet sigurisht një trajner në të ardhmen, mesfushori ka thënë:
“Për sa më takon, unë jam shumë i lumtur si lojtar dhe akoma nuk mendoj për këtë, por i vlerësoj shumë fjalët e trajnerit, jam krenar që e mendon kështu.
“Nëse do të duhej të zgjidhja një ndihmës trajner mes shokëve të mi të skuadrës te kombëtarja, atëherë do të thoja Ruben Dias, e shikon futbollin si unë dhe është një mik i madh, do ta kisha të lehtë të kuptohesha me të”.