Trajneri Fonseca konfirmon dëmtimin! Milanit i mungon titullari në dy ndeshjet e radhës

26 Shtator 2024
21:34
Telesport
back button

Alvaro Morata ka sërish probleme. Sulmuesi i Milanit po vuan nga një tjetër shqetësim dhe pritet të mungojë në ndeshjen e së premtes me Lecce në Serie A.

Këtë e konfirmoi trajneri Fonseca, i cili u shpreh se spanjolli ka pësuar disa mavijosje të vogla gjatë stërvitjes dhe ka një inflamacion.

Morata pritet të përfshihet në listën e lojtarëve nëse rikuperohet shpejt, por nuk pritet titullar. Madje, me shumë mundësi nuk do të jetë gati as për transfertën në Leverkusen për Champions League.

Fonseca ka konfirmuar se Luka Jovic gjithashtu nuk është gati për lojë, kështu që pritet që Milani t’i kthehet modulit 4-2-3-1 me sulmues Tammy Abraham dhe me Reijnders si trekuartist.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit