Trajneri Gasperini vulos të ardhmen e Gjimshiti, ja ku do të luajë kapiteni i kuqezinjve

5 Gusht 2024
9:19
Telesport
back button

Mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti nuk do të largohet nga Atalanta dhe do të vijojë të luajë në Serie A. Ai që ka vënë veton për të ardhmen e kapitenit të kombëtares kuqezi është trajneri Gian-PIero Gasperini.

Ky i fundit e ka bërë të qartë idenë e tij për të mbajtur mbrojtësin 31-vjeçar, një nga shtyllat e skuadrës së Atalanta. Gjimshiti ishte vendimtar në rrugëtimin e Atalanta në Europa League, që përkoi edhe me fitoren e këtij trofeu.

Për Gjimshiti ka patur një ofertë të mirë nga Arabia Saudite, por Gasperini ka deklaruar se mbrojtësi do të qëndrojë. Ndaj, lojtari dje ishte titullar në fushë në miqësoren që Atalanta humbi ndaj Parmës.

Gjimshiti luan që prej vitit 2015 me Atalanta dhe në 239 ndeshje ka realizuar 8 gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit