Trajneri i Dortmundit, Favre: Barça luan ndryshe pa Messi-n

16 Shtator 2019
22:25
back button

Trajneri i Borussia Dortmund po pret me padurim ndeshjen e Borussia Dortmund ndaj Barcelonës në Champions League.

“Jemi shumë të lumtur që do të kemi mundësinë të luajmë ndaj Barcelonës,” shprehet Favre në konferencën e shtypit.

“Kisha një parandjenjë përpara shortit se do të binim në të njëjtin grup. Pa Messi-n, ata luajnë ndryshe. Barcelona shpesh luan me nëntë false, me Griezmann dhe Suarez pas tij. Megjithatë, Valverde thuan gjithmonë 4-3-3.

Shpresoj që tifozët tanë të na ndihmojnë, ata janë shumë të rëndësishëm dhe do të jenë një faktor kyç për këtë sfidë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit