Ish-lojtari i Napolit, Roberto Bordin, aktualisht trajner i Elbasanit në Shqipëri, ka komentuar në mikrofonat e “Radio Marte” situatën e skuadrës së Antonio Contes, e freskët nga barazimi si mysafire e Interit, të dielën në mbrëmje.
Ndër temat e trajtuara, në radhë të parë ishte ajo e portierit Alex Meret: “Ju mund të shihni qartë se si goditja e Calhanoglu (jo te penalltia, por goli) ndryshoi drejtim, duke mos e lejuar portierin ta zmbrapsë topin me forcë. Ndoshta mund të kishte bërë më shumë, por ndryshimi i drejtimit të topit e befasoi.
Lukaku? U markua nga mbrojtës shumë të mirë, si në rastin e Acerbit. Ai kishte pak topa të luajtshëm. Jashtë kuadratit e shpreh më së miri potencialin e tij për momentin, ku është e vështirë për mbrojtësit kundërshtarë ta gjurmojnë. I kërkuar nga Conte si ‘terminali’ ideal në sulm, Lukaku e ndihmon ekipin të marrë frymë.
McTominay? Është e pamundur të heqësh dorë nga një mesfushor i këtyre cilësive. Anglezi kombinon sasinë me cilësinë, është i mirë në të dyja fazat. Lojtar i ashpër në ndërhyrjet e tij, por pa qenë i keq, vendimtar në hyrjet drejt qendrës, di të bëjë prerjet e duhura, vrapon dhe gjithashtu shënon gola. Blerje e jashtëzakonshme nga Napoli”.