“Jam i kënaqur me mënyrën sesi skuadra e interpretoi ndeshjen me personalitet. Për ne ishte e rëndësishme të kalonim dhe ne e bëmë atë me një lojë të mirë”. Trajneri i Lazios, Marco Baroni, ka folur për Mediaset pas fitores 3-1 ndaj Napolit në 1/16 e Kupës së Italisë. Një hat-trick nga Noslin ishte vendimtar:
“Ai është një djalë që e kam pasur tashmë – tha ai, duke kujtuar përvojën te Verona –, kur fola me klubin se çfarë mund të bënim, ai ishte në përputhje me programet e klubit. Ne u përpoqëm të fillonim sërish duke hequr disa lojtarë që bënë historinë e Lazios dhe u fokusuam te lojtarët e rinj. Ai është një djalë që mund të luajë në të gjitha pozicionet në frontin e sulmit dhe gjithashtu ka cilësi morale: ai punon dhe synon të përmirësohet, ne do t’i japim hapësirë të rritet”.
Fjalë të bukura edhe për Hysajn: “Ka bërë një lojë të shkëlqyer, me vjen keq qe fatkeqësisht nuk është në listën e Serie A, por gjithmonë na ka dhënë dorë bashkë me Basic dhe Akpa Akpro. Doja ta shpërbleja dhe ai u përgjigj mirë”.
Më pas ai shton: “Ekipi ka cilësi, ata e kuptuan menjëherë udhëzimet tona dhe atë që donim të propozonim. E dinim që për të qenë protagonistë në të tre kompeticionet do të duhej t’i bënim të gjithë të ndiheshin sikur i përkisnin.
Nuk më pëlqen të flas për rreshtat e dytë, sepse të gjithë japin një kontribut të madh. Për mua është mirë të stërvit këtë ekip sepse ata janë gjithmonë shumë të përfshirë në punën e tyre të përditshme. Mendoj se ka hapësirë të mjaftueshme për përmirësim, ne mund të rritemi ende dhe duhet ta bëjmë këtë”, përfundon Baroni.