Trajneri i Monacos: “Nuk e di pse habiteni që mundëm Barcelonën? Kush na ka ndjekur e di…”

20 Shtator 2024
19:41
Telesport
back button

Adi Hütter bëri debutimin e tij në Ligën e Kampionëve UEFA si trajner si AS Monaco, duke bërë paraqitjen e tyre të parë në kompeticion pas  gjashtë vitesh dhe rrugetimi nisi duke mundur Barcelonën 2-1 në Stade Louis II.

Maghnes Akliouche dhe George Ilenikhena shënuan golat për Monacon pas kartonit të kuq të Eric Garcías. Në një konferencë për shtyp, Hütter reagoi ndaj asaj që ishte një fitore e veçantë.

“Jam vërtet krenar dhe shumë i lumtur. Ishte hera e parë e disa lojtarëve në Champions League dhe debutimi im gjithashtu. Kartoni i kuq në fillim të lojës na dha një avantazh; na ndihmoi. Mendoj se edhe para kartonit të kuq ishim në lojë dhe mendoj se gjatë ndeshjes, ne e merituam fitoren,” filloi Hütter.

Ai shtoi, “Fitorja ndaj Barcelonës, një prej skuadrave më të mira në botë, na bën krenarë. Na jep besim […] Nuk jam i befasuar (nga rezultati) sepse e kemi filluar sezonin shumë mirë. Ne kemi pesuar vetëm një gol në katër ndeshjet tona të para në Ligue 1. Prisja që ekipi im të luante me guxim.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit