Trajneri i Newcastle tërhiqet nga gara për trajnerin e Anglisë, vetëm tri kandidatë në garë

1 Gusht 2024
7:45
Telesport
back button

Federata Angleze e Futbollit (FA) është ende në kërkim të një trajneri të ri për kombëtaren, për të zëvendësuar Gareth Southgate, i cili dha dorëheqjen pas humbjes në finalen e Euro 2024.

Pak emra të përfolur kanë mbetur në garë për këtë detyrë, ndërkohë që njëri prej tyre, Eddie Howe, trajneri i Newcastle, tashmë është tërhequr nga lista e kandidatëve të mundshëm.

Askush nuk më ka kontaktuar për këtë detyrë”, tha nga Tokio trajneri i ekipit bardhezi, ku ekipi i tij ka disa miqësore të planifikuara këtë javë. “Dhe, për më tepër, unë jam plotësisht i përkushtuar ndaj Newcastle”, tha Howe.

Më pas, theksoi se ai nuk kishte nevojë të bënte ndonjë deklaratë zyrtare për këtë çështje, veçanërisht për të qetësuar lojtarët e tij. “Nuk ka asgjë për të folur, nuk kam nevojë t’u shpjegoj asgjë lojtarëve. Ata e dinë këtë”.

Besoj se ata e kuptojnë nga mënyra si sillem, nga mënyra si punoj çdo ditë dhe nga sa punoj”, tha Howe. Emrat e tjerë që kanë qarkulluar deri tani janë ata të gjermanit Thomas Tuchel, argjentinasit Mauricio Pochettino dhe britanikut Graham Potter.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit