Trajneri i Portugalisë: Leao është thelbësor për ne, mbetet përgjegjësia jonë ta vendosim në…

1 Korrik 2024
7:47
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka folur në prag të ndeshjes së 1/8 finale të Kampionatit Europian, që do ta luajë kundër Sllovenisë. Rafael Leao do të rikthehet në dispozicion të skuadrës luzitane, pasi ka munguar në ndeshjen e fundit të grupit ndaj Gjeorgjisë për shkak të pezullimit. Sulmuesi i talentuar i Milanit pritet të jetë në fushë dhe madje si titullar.

Këto janë deklaratat e trajnerit të tij në konferencën për shtyp: “Është përgjegjësia jonë që ta vendosim Rafael në pozicionet më të mira, t’i japim hapësirë, ​​në mënyrë që ai të dalë në futbollin e tij. Ai na dha shumë në fazën e grupeve. Në dy ndeshjet e para, veçanërisht me Turqinë, ka qenë shumë i qëndrueshëm. Leao po bën më të mirën dhe po stërvitet shumë mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit