Trajneri i Premier League është kandidati kryesor për stolin e Bayern

12 Nëntor 2019
19:48
back button

Mauricio Pochettino është kandidati kryesor për stolin e Bayern Munich. Gjigantët e Bundesligës kanë shkarkuar Niko Kovac këtë muaj, dhe Hansi Flick pritet ta zëvendësojë deri në fund të sezonit.

Një burim pranë klubit ka thënë: “Pochettino do të ishte zgjidhja ideale. Nëse ai largohet nga Spurs, diçka që pritet të ndodhë brenda këtij sezoni, Bayern do të bëjë çmos për ta marrë.

Megjithatë, konkurrenca për të do të ishte e madhe sepse edhe Real Madrid apo Manchester United kanë kohë që ndjekin teknikun argjentinas.

Është një opsion i vështirë, por prioriteti i Bayern.”

Raporti shton se Thomas Tuchel është një tjetër kandidat, teksa Wenger ishte duke u konsideruar vetëm si trajner i përkohshëm.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit