Ruben Amorim nuk ia doli ta niste aventurën e tij me Manchester United me fitore. Djajtë e kuq sot barazuan 1-1 me Ipswich Town.
Skuadra shfaqi disa shenja pozitive me trajnerin e ri, por nuk dha maksimumin. Pas ndeshjes, Amorim dha një intervistë të shkurtër për Sky Sports dhe nuk i kurseu kritikat.
“Nëse e shihni pjesën e parë, numri pesë i rivalit tonë ishte gjithmonë i vetëm. Duhej ta markonim. Edhe Hutchinson ishte gjithmonë aty brenda zonës së rrezikshme. Evans duhet të ushtrojë presion tek ai djalosh”.
“Na duhet kohë. Këtë javë kam folur para gazetarëve më shumë se gjatë gjithë karrierës sime te Sportingu. Duhet të përshtatemi me njëri-tjetrin”.