Trajneri i ri i Manchester United, Ronaldo e uron me një “ngacmim” për klubin

18 Nëntor 2024
17:14
Telesport
back button

Cristiano Ronaldo i ka uruar fat trajnerit të ri të Manchester United, Ruben Amorimit.

Ky i fundit ka filluar aventurën e tij të re në “Old Trafford” si pasues i të shkarkuarit Erik Ten Hag, me të cilin CR7 ka patur jo pak probleme.

39-vjeçari synon të ringjallë ekipin legjendar anglez, por kjo do të jetë një rrugë me plot vështirësi, sepse United dallohet për problemet në organizim.

“I uroj të gjithë fatin e botës. Manchester United ka nevojë vërtet nevojë për fat”. Ky ka qenë reagimi i Ronaldos nga larg për bashkëpatriotin e tij portugez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit