Trajneri i Roma-s frenon entuziazmin e Kumbullës që në start! “Djalë inteligjent, por…”

18 Shtator 2020
13:44
Telesport

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, trajneri i Romës Paulo Fonseca foli gjithashtu për mundësinë për të parë Marash Kumbulla menjëherë titullar:

“Ne duhet ta kuptojmë se ai arriti vetëm dje, u stërvit dy herë me ne. Do të jetë në një grup, por unë nuk mendoj se është plotësisht i gatshëm. Duhet të kuptojë se si do të luajmë ishte një mënyrë ndryshe nga sa ishte mësuar te Verona. Por unë jam i kënaqur! Kumbulla më duket si një djalë inteligjent dhe ai tashmë i ka kuptuar pothuajse të gjitha”.

AS Roma, sessione di allenamento a Trigoria
AS Roma, sessione di allenamento a Trigoria

“Ky nuk është një treg transferimi i lehtë, nuk kemi shumë kohë. Me presidentin dhe Guido po punojmë për të gjetur zgjidhjet më të mira për ekipin. Na mungojnë disa lojtarë dhe duhet të zgjidhim disa situata në dalje, por unë jam i kënaqur me atë që po bëjmë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit