Trajneri i Spanjës vlerëson Shqipërinë: “Ju habiteni nga ata, por ne jo! E prisja kështu”

24 Qershor 2024
0:08
Telesport
back button

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka fituar besimin e lojtarëve dhe tifozëve pas dy ndeshjeve të shkëlqyera kundër Kroacisë dhe Italisë, ndërsa tani ai do fitore edhe ndaj Shqipërisë.

Edhe pse fitoi Ligën e Kombeve, kishte ende shumë dyshime për de la Fuente, por me kalimin e grupit di lider, besimi në të është i madh në Spanjë. De la Fuente deklaroi se ata që ekipi i tij dhe ai i konsiderojnë më të mirët do të luajnë ndaj Shqipërisë, kur u pyet për rotacionin që pritet t’i bëjë ekipit. Ai theksoi se do të bëjë vetëm ato ndryshime që ai i sheh të arsyeshme.

“Ne jemi të rrezikshëm dhe kemi prestigj, ndaj do t’i qasemi ndeshjes sikur të ishte e fundit e kësaj gare. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje. Nesër mendojmë për të fituar.

“Ne jemi me këmbë në tokë. Mendoj se Shqipëria është një ekip i madh. Për ne nuk është çudi kjo që po bëjnë dhe e prisnim konkurruese ne grup. Ne do të bëjmë ndryshimet që i shohim të arsyeshme. Ne do të bëjmë ekipin më konkurrues për këtë ndeshje”, deklaroi De la Fuente.

Shqipëria dhe Spanja takohen nesër (e hënë) ne ora 21:00 në Dusseldorf.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit