Chelsea shpreson të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen për të nënshkruar me mbrojtësin e Nottingham Forest, Murillo. Mbrojtësi 22-vjeçari debutoi me 32 ndeshje sezonin e fundit në Premier League.
Për të arritur një marrëveshje me mbrojtësin brazilian, skuadra londineze synon të fusë në bisedime edhe lojtarin e saj Trevoh Chalobah. Lajmi është konfirmuar sot nga e përditshmja britanike “The Guardian”.
Murillo është një nga objektivat e trajnerit të ri të “bluve”, Enzo Maresca. Për këtë arsye, drejtuesit e Chelsea kanë kohë që kanë nisur bisedimet e para me menaxherin e lojtarit. Nottingham Forest pretendon 70 milionë euro për lojtarin e saj.
Për këtë ulur këtë shumë, Chelsea ofron Chalobah te rivalët e Forest, por mbetet për t’u parë nëse ky i fundit dëshiron të lërë londinezët, pasi dëshiron një ekip më të fortë.
Chelsea po tregon interes edhe për mesfushorin Kiernan Dewsbury-Hall të Leicester, të cilin trajneri Enzo Maresca e njeh mirë, pasi e kishte në ekip sezonin e kaluar.