Ruben Amorim me dorë të hekurt. Trajneri i Manchester United ka vendosur të largojë dy lojtarë të skuadrës në merkaton e janarit, duke u bërë të qartë se nuk i llogarit më për gjysmën e dytë të sezonit.
39-vjeçari mendon se skuadra duhet rinovuar dhe lojtarët e konsumuar duhet të shiten ose të largohen me parametra zero.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se dy “viktimat” e radhës janë Christian Eriksen dhe Victor Lindelog, të cilët konsiderohen lojtarë të papërshtatshëm për vijimësinë e projektit të ri në klub.
Ata janë të dy të gatshëm të largohen, sepse e dinë se nuk kanë më vend në ekip. Kontratat e tyre skadojnë në qershor 2025, kështu që Amorim u ka kërkuar të gjejnë klub që në janar.