Trajneri Inzaghi kërkesë klubit për një mbrojtës dhe piketon ish-lojtarin e Milan

23 Korrik 2024
11:17
Telesport
back button

Inter fitoi 2-1 miqësoren e radhës në përgatitjet që po bën për sezonin e ri. Kampionët e Italisë duken në formë dhe konsiderohen ende skuadra më e fortë për titullin, por trajneri Simone Inzaghi është me këmbë në tokë.

Përgatitja deri më tani po shkon mirë, por trajneri i ka kërkuar klubit që të bëjë një tjetër ndërhyrje në merkaton e kësaj vere. Inzaghi dëshiron një mbrojtës dhe i ka propozuar klubit emrin e zviceranit Ricardo Rodriguez.

31-vjeçari aktualisht është pjesë e ekipit të Torino në Serie A, por më parë ka luajtur edhe për Milan (93 ndeshje me fanellën kuqezi). Një mbrojtës me përvojë si në Serie A ashtu dhe në arenën ndërkombëtare, teksa luan edhe me kombëtaren.

Sipas mediave italiane, Rodriguez nuk ishte zgjedhja e pare e trajnerit Inzaghi, që kishte kërkuar Mario Hermoso, por klubi hodhi poshtë këtë ide. Emri i Rodriguez konsiderohet më i përshtatshëm, me një investim që do të ishte minimal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit