Trajneri legjendar thotë mjaft, momenti i largimit bën xhiron e internetit

28 Maj 2022
19:51
Denis Hakanaj
back button

Tashmë është zyrtare prej disa ditësh: Zdenek Zeman nuk do të jetë më trajneri i Foggia-s. Trajneri bohem, gjatë mbledhjes së të enjtes me presidentin Canonico, ka lajmëruar se “nuk ka më stimulin për të punuar dhe do të ishte e kotë të vazhdonte përpara”.

Pavarësisht një vendi të shtatë pozitiv në kampionat, që ka lejuar kuqezinjtë të zhvillojnë playoff-et, ku janë eliminuar nga Virtus Entella, trajneri ka vendosur të thotë mjaft.

Ndërkohë në rrjetet sociale është bërë virale fotografia e trajnerit bohem që është me xhinse dhe këmishë, me valixhe, duke pritur autobusin në stacion.

Zeman, në fakt, ka qenë duke u kthyer në shtëpi për disa ditë pushim para se të kthehet në Foggia për të kompletuar largimin dhe për t’u përshëndetur atë që tashmë është kthyer në një shtëpi të dytë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit