“Trajneri më ka dhënë më shumë besim, luaj me pasion dhe dua ta nderoj këtë fanellë”

22 Tetor 2024
10:59
Telesport
back button

Bayern Munich ka një sfidë të vështirë të mërkurën në Champions League në fushën e Barcelonës. Një nga futbollistët që po dallohet më shumë këtë sezon është Dayot Upamecano, i cili duket se po lulëzon nën drejtimin e trajnerit Vincent Kompany.

Pasi zbarkoi në Munih në verën e vitit 2021, mbrojtësi francez po rikthen njëfarë ekuilibri dhe qetësi në mbrojtjen e betejës bavareze. Këtë sezon, Bayern nuk ka pësuar gol në tri takime, megjithëse ka ende disa masa për t’u marrë.

Duke folur për mbështetjen e trajnerit Kompany dhe faktin se po lkuan më mirë me koreano-jugorin Kim, ai tha: “Ne nuk flasim të njëjtën gjuhë, por po bëjmë prova në anglisht dhe për momentin funksionon shumë mirë”.

Kim, gjithashtu ka shumë vetëbesim. Ashtu si unë edhe ai është kritikuar, por ky është futbolli. Ne mbajmë kokën lart dhe luajmë me pasion për këtë fanellë dhe shpresoj që gjërat të vazhdojnë kështu për ne”, tha Upamecano.

Më tej, francezi u shpreh për stilin sulmues të lojës së Kompany: “Më pëlqen. Nuk është gjithmonë e lehtë për ne mbrojtësit sepse ne duam të fitojmë çdo ndeshje. Por ekipi e mbështet shumë njëri-tjetrin. Jam shumë i kënaqur me lojën tonë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit