Atlético Madrid njoftoi një tjetër nënshkrim të merkatos së verës. Conor Gallagher mbërriti nga Chelsea, ndërsa João Félix u largua nga ekipi i Simeone duke ndjekur rrugën e kundërt. Merkato nuk ka përfunduar ende, por nëse klubi “colchoneros” kërkon të bëjë afrime të reja duhet fillimisht të shesë.
Sipas “AS”, në seancat e fundit stërvitore, katër lojtarë mbetën mënjanë grupit të parë në seancat taktike, të destinuar për t’u larguar. Ata janë: Vermeeren, Omorodion, Lemar dhe Mouriño. Edhe pse janë pjesë e klubit dhe stërviten në shumicën e kohës me skuadrën, ata pritet të lënë ekipin madrilen këtë verë.
Omorodion mund të jetë i pari që do të paketojë valixhet. Sulmuesi ka shumë konkurrencë, duke pasur parasysh praninë e Sorloth, Correa, Julián Alvarez, Giuliano Simeone dhe Griezmann dhe është i vetmi me shumë merkato. Vermeeren gjithashtu mund të largohet, padyshim në formë huazimi.
Leipzig, Marseille dhe Bayer Leverkusen kanë kërkuar informacion për mesfushorin, ideja e të cilit ishte të qëndronte në Madrid. Për Mouriño është Getafe, ndërsa Lemar po përjeton një moment të komplikuar pas dëmtimit të rëndë të pësuar vitin e kaluar dhe për këtë arsye nuk ka marrë shumë oferta.