Trajneri i skuadrës së NBA-së, Dallas Mavericks, Jason Kidd ka bërë shaka për marrjen e drejtimit të Barcelona-s kur ka folur flet për yllin e skuadrës Luka Doncic.
25-vjeçari ka luajtur për skuadrën e basketbollit të Real Madridit si adoleshent dhe është një tifoz i Los Blancos.
Kidd tha:
“Nëse doni ta bëni Luka-n të flasë, flitini për Real Madridin. Nëse doni ta zemëroni atë, flisni për Barcelonan. Kështu që unë do ta ngacmoj, mendoj se do të marr drejtimin e Barcelonas. E patë se si e shkarkuan trajnerin”.
Doncic është një nga yjet më të mirë të NBA, duke udhëhequr skuadrën e Dallas Mavericks.
Si 13-vjeçar, ai nënshkroi me skuadrën e basketbollit të Los Blancos dhe tregoi talentin e tij në skenën europiane, duke tërhequr vëmendjen e skuadrave amerikane përpara se të merrej përfundimisht në draftin e 2018-ës.
Slloveni madje u takua me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, muajin e kaluar. Presidenti i klubit erdhi për të parë një nga ndeshjet e tij dhe dyshja ndau një përqafim para ndeshjes.