Transferim me koston zero, Chelsea zyrtarizon përforcimin e parë për sezonin e ri

7 Qershor 2024
11:41
Telesport
back button

Skuadra e Chelsea ka zyrtarizuar sot transferimin me koston zero të mbrojtësit 26-vjeçar anglez Tosin Adarabioyo. Lojtari vjen si një transferim i lirë nga ekipi i Fulham.

Mbrojtësi kishte refuzuar një sërë ofertash të njëpasnjëshme nga ana Fulham për rinovimin e kontratës, pasi dëshironte të largohej. Ai lë këtë klub pas 4 vitesh, me të cilin ka bërë paraqitje të mira.

Sezonin e fundit, Tosin realizoi 2 gola në 20 ndeshje në Premier League me Fulham, një mbrojtës shtatlartë, 1.96 metra i gjatë.

Mbrojtësi i qendrës është përforcimi i parë për trajnerin italian Enzo Maresca, i emëruar në stolin e “blues” vetëm në fillim të kësaj jave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit