Transferimi i Calafiorit tek Arsenali po hetohet nga avokatët! Motivi

22 Korrik 2024
14:32
Telesport
back button

Transferimi i Riccardo Calafiorit tek Arsenali pritet që të hetohet nga një grup avokatësh sipas një raportimi të ri. Arsenali është në fazën përfundimtare të mbylljes së transferimit të Calafiorit për një shumë që pritet të jetë diku rreth 42 milionë euro.

Bologna deri tani e ka parandaluar transferimin për shkak të diskutimeve të shumta rreth strukturës së pagesës dhe klauzolës së lojtarit. Si pjesë e marrëveshjes, ish-klubi i Calafiorit, Baseli, do të fitojë 50 për qind të shumës që Bologna do ta fitojë nga shitja e italianit.

Sidoqoftë, Roma, një prej ish-klubeve të tij, nuk janë të kënaqur me aspektin financiar të marrëveshjes dhe në veçanti ata nuk janë të kënaqur me Baselin, sipas Gazzetta dello Sport.

Ky problem tashmë është bërë një çështje ligjore mes Romës dhe Baselit dhe mund të duhet intervenimi i gjykatës. Roma beson se duhet të fitojë 6.7 milionë euro nga ky transferim për shkak të klauzolës që kishin në marrëveshje kur Baseli transferoi Calafiorin.

Në verën e vitit 2022, Calafiori iu bashkua ekipit zviceran për 2 milionë euro dhe ekipi italian sipas marrëveshjes, do të mbante 40 për qind të shitjes së tij në të ardhmen. Baseli e shiti atë tek Bologna për 3.4 milionë euro, ndërsa Roma nga kjo marrëveshje mori 1 milionë euro.

Avokatët e të dyja klubeve tani janë duke u përpjekur që të gjejnë një zgjidhje për situatën e krijuar pasi lojtari është në pritje të kompletimit të transferimit tek Arsenali.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit