Transferimi i Pastores në Paris, Al-Khelaifi ka shkelur rregullat

15 Korrik 2019
9:30
back button

Nasser al-Khelaifi, president i Paris Saint-Germain, ka një tjetër problem për të zgjidhur, pasi dokumente të reja të zbuluara nga WikiLeaks nxjerrin në dritë veprime të paligjshme të Khelaifit, i cili ka shkelur rregulloren e transferimeve dhe ka dhënë informacion të pasaktë për gjykatësit në Francë. 

Khelaifi ka firmosur një letër që i dërgohej shefit të stafit të emirit të ardhshëm të Katarit, ku i kërkohej të kryente një pagesë prej 2 milionë eurosh për agjentin e mesfushorit argjentinas Javier Pastore, kur ky i fundit u transferua nga Palermo te PSG për 40 milionë euro në 2011.

Po ashtu, 200.000 euro duhej të kalonin në llogari të një kompanie drejtuar nga vëllai i Khelaifit, për shpenzime gjatë transferimit të Pastores. 

Rregullorja e FIFA-s nuk lejon që presidentët e klubeve të paguajnë nga financat e veta menaxherët e futbollistëve apo ndërmjetësit e marrëveshjeve.

Agjenti i Pastores, Marcelo Simonian, ka mohuar të ketë marrë ndonjë pagesë nga Khelaifi apo PSG, epr shkak se zotëronte një pjesë të kartonit të Pastores. Pikërisht epr këtë arsye Simonian ka qenë për vite të tëra në luftë me Palermon, sepse kërkonte 20 milionë euro nga transferta 40-milionëshe e Pastores në Paris. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit