Transferimi i radhës: Coutinho, gati rikthimi në Premier League

15 Nëntor 2019
23:00
back button

Philippe Coutinho përgatitet të ndryshojë sërish skuadër. Pas suksesit dhe lavdisë te Liverpool, më pas momenti aspak fantastik te Barcelona, tashmë ndodhet te Bayern Munich ku ende nuk ka arritur të ndezë atë shkëndijë të shumëpritur.

Në fakt, që në verë braziliani kërkohej nga Tottenham, që tashmë duket se është rikthyer në gjurmët e Coutinho. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, është trajneri i “Spurs-ave”, Mauricio Pochettino, ai që kërkon me insistim të ketë brazilianin në ekip.

Ish-ylli i Liverpool është stërvitur edhe më parë nga trajneri argjentinas tek Espanyol, me Pochettino që duket se kërkon ta rikthejë në Premier League. Konkretisht Coutinho ka zhvilluar 15 ndeshje me kampionët e Gjermanisë, për një total minutazhi 911, duke shënuar dy gola dhe shërbyer 4 asiste, ndërkohë që në 3 ndeshjet e fundit është aktivizuar si zëvendësues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit