“Transferimi tek Interi do të ishte arritja më e madhe e karrierës së tij”

14 Tetor 2019
17:59
back button

Tuttosport ka raportuar ditën e hënë se Interi sheh Kevin Lasagna-n si zëvendësuesin ideal të Romelu Lukaku-t dhe tani flet agjenti i tij.

“Edhe unë e kam lexuar atë artikull,” shprehet agjenti Briaschi për FCInternNews.

“Nuk e di se nga cili burim ka ardhur kështu që e kam të vështirë të komentoj. Kam kohë që nuk dëgjoj nga Interi, por do të ishte bukur. Kevin ka shkuar nga Serie D në përfaqësuesen italiane.

Do të ishte arritja më e madhe e karrierës së tij. Lasagna ka një kontratë deri më 2023 tek Udinese, le të shohim se çfarë do të ndodhë në ndeshjet e ardhshme.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit