Transformimi i sulmit kuqezi: largimi i Susos te Sevilla solli 2 gola për ndeshje!

9 Korrik 2020
17:58
Telesport
back button

Milan e ka rifilluar sezonin shumë mirë, duke fituar katër nga pesë ndeshje të luajtura në kampionat dhe duke mposhtur kundërshtarë “big” si Roma, Lazio dhe Juventus.

Një përmirësim, veçanërisht në sulm, vërtetuar nga numrat dhe statistikat, jo opinoni: pas merkatos së janarit, firmën e Zlatan Ibrahimovic për të forcuar ekipin dhe largimin e Susos te Sevilla, “Djalli” ka shënuar 29 gola në 15 ndeshje kampionati.

Suso confirms how loan deal at Sevilla would become permanent ...

Një rritje e konsiderueshme, nëse llogarisim dhe krahasojmë 16 ndeshjet e mëparshme me vetëm 14 gola – shkruan Gazzetta dello Sport.

Praktikisht, mesatarja e golave me Suson në fushë është 0.88 për ndeshje, ndërsa pa Suson thuajse 2 gola për ndeshje! Madje, 9 në aksion dhe jo goditje standarte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit