Tre surpriza dhe katër mungesa të mëdha, De la Fuente publikon listën e Spanjës

30 Gusht 2024
14:31
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente ka publikuar listën e të grumbulluarve për Nations League, duke shfaqur katër mungesa të mëdha.

Ato përbëhen kryesisht nga i dëmtuari Unai Simon dhe kapiteni Alvaro Morata, ndërsa Mikel Merino dhe Nacho Fernandez kanë mbetur jashtë skuadrës.

Jesus Navas njoftoi tërheqjen e tij nga kombëtarja të enjten, ndërsa Alex Baena gjithashtu mbetet jashtë, por ai sapo ka dalë nga një fushatë olimpike gjithashtu dhe ka të ngjarë që është lënë jashtë që të pushojë.

Surprizat kryesore për sa i përket afrimeve janë mesfushori i Valencias, Pepelu, dhe Oscar Mingueza, i cili ka qenë në formë të mirë për Celta Vigo, duke shënuar dy herë dhe duke asistuar dy herë në tre ndeshjet e para të sezonit.

Yeremy Pino gjithashtu rikthehet në skuadër pas më shumë se një viti larg, dhe Joselu Mato e ka mbajtur vendin e tij në ekip, pavarësisht lëvizjes së tij në Katar.

La Roja do të përballet me Serbinë të enjten më 5 shtator dhe Zvicrën të dielën më 9.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit