Roma merr tre lajme të këqija para sfidës me Inter-in, shpreson të mos bëhen katër

5 Dhjetor 2019
18:01
back button

Edin Dzeko është pjesë e skuadrës që do të ndeshet me Interin të premten, megjithëse ka qenë i sëmurë me grip, por Federico Fazio, Javier Pastore dhe Justin Kluivert nuk do të luajnë.

Kryeqytetasit do të presin deri në minutën e fundit për të vlerësuar gjendjen e Dzeko-s, boshnjaku po vuan me gripin që e ka kapur.

Qendërmbrojtësi Fazio nuk do të udhëtojë në San Siro me skuadrën pasi ka një problem muskulor.

Kluivert dhe Pastore nuk janë rikuperuar plotësisht, kështu që mbeten në Romë për t’u trajtuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit