Tri finalistë për një ëndërr, ja kandidatët për stolin e Lakers

23 Maj 2022
12:25
Telesport
back button

Skuadra e Lakers është ende pa trajner pas largimit të Frank Vogel nga kjo detyrë. Ekipi kalifornian ende nuk ka vendosur se cili do të jetë pasuesi i tij edhe pse bisedimet me kandidatët e mundshëm kanë kohë që kanë nisur. Sipas mediave amerikane, lista e kandidatëve është reduktuar në 3 emra: Darvin Ham, Kenny Atkinson dhe Terry Stotts.

Ham, 48 vjeç dhje 417 ndeshje në NBA si lojtar, e nisi karrierës si trajner pikërisht te Lakers, si asistent. Prej vitit 2013 punon me Mike Budenholzer, fillimisht tek Atlanta dhe aktualisht te Milkwaukee. Ai konsiderohet si një prej asistentëve më të mirë në NBA, gati për t’u promovuar si trajner i parë. Dhe debutimi me Lakers do të ishte një ëndërr.

Ndërsa Atkinson dhe Stotts kanë përvoja të mëparshme si trajner i parë. Atkinson ka drejtues Brooklyn Nets për gati 4 sezone (2016-2020), por u shkarkua pak para pandemisë. 54-vjeçari, që konsiderohet si i aftë me të rinjtë, aktualisht punon me skuadrën e Golden State Ëarriors, si asistent i trajnerit Steve Kerr.

Stotts, 64 vjeç, u largua nga Portland në vitin 2021 pas 9 sezonesh të konsideruara të suksesshme edhe pse asnjëherë nuk arriti ta kthejë skuadrën në pretendente për titull. Në total numëron 1003 ndeshje si trajner në NBA.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit