Ansu Fati kërkohet nga tre klube të mëdha në Europë dhe pritet që të lëvizë që në merkaton e janarit.
Barcelona ka filluar të pranojë propozime, sepse trajneri Hansi Flick nuk beson më te spanjolli. Ansu Fati ka pasur vetëm 28 minuta në fushë gjatë këtij sezoni.
Kur u bë trajner i Barcelonës, Flick besoi shumë te sulmuesi anësor, duke i dhënë shansin për të treguar veten pas atij viti me dëmtim të tejzgjatur.
Në merkaton e verës, thuajse asnjë klub nuk u interesua për spanjollin, por gjërat mund të ndryshojnë në janar, sepse Juventus, West Ham, Marseille kanë shfaqur interes për të.