Trajneri Franco Foda publikoi listën e futbollistëve të përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet e Nations League kundër Islandës, sfida që luhen më 20 dhe 23 mars.
Krahas listës prej 26 futbollistëve të rregullt, ka hartuar edhe listën e zgjeruar me 9 lojtarë të tjerë.
Kosova ka tri prurje të reja në skuadër. Ata janë Vesel Demaku, Dion Gallapeni dhe Lirjon Abdullahu.
Dardanët fillojnë grumbullimin të hënën, ora 17:30. Trajneri Foda do të flasë përpara gazetarëve në orën 12:00, ku do të japë sqarimet e tij për zgjedhjet e bëra.









