Triologjia brenda këtij viti, sfida larg shtëpisë së dy boksierëve

1 Qershor 2020
12:17
Telesport
back button

Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të zhvillojnë duelin e tretë mes tyre në nëntor ose dhjetor të këtij viti. Me shumë gjasa, ndryshe nga dy herët e para, kjo përballje e tretë mes dy boksierëve të peshës së rëndë do të zhvillohet jashtë Amerikës.

Lajmin e konfirmoi promotori Bob Arum, që shtoi edhe faktin se dueli nuk do të zhvillohet as në Britaninë e Madhe, “shtëpinë” e Fury. Ky i fundit mban titullin kampion në kategorinë WBC, që e fitoi në sfidën e dytë ndaj Fury, në shkurt të këtij viti.

Jemi duke punuar për të gjetur një vend, në mënyrë që sfida të zhvillohet me tifozë. Ne kemi piketuar deri më tani dy vende, jashtë Amerikës dhe Britanisë së Madhe. Do të vendosim për këtë gjatë së shpejti, pasi të marrim miratimin e dy boksierëve”, tha Arum.

Dy destinacionet jashtë Amerikës janë Kina dhe Arabia Saudite, që do të sillnin të ardhura për dy boksierët. Por, nga ana tjetër, në këto shtete ata do të humbisnin fanzat e tyre të zjarrtë, që nuk mund të udhëtojnë dhe t’i ndjekin kaq larg.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit